Kurrikuli edukativ

Kurrikuli i shprehur nëpërmjet projekteve .
Projektet plotësojnë më së miri kërkesat e fëmijëve dhe mësuesve për më shumë hapësira krijuese. Projektet duhet të burojnë nga interesat e vetë fëmijëve. Mjediset e ndryshme që ofron kopshti “BimBamBum” u japin fëmijëve shanse dhe nxitje për kërkime të vazhdueshme në një fushë të caktuar.Këto forma pune i ftojnë fëmijët të zbulojnë në mënyrë të shumëfishtë dhe komforte botën fizike ,botën biologjike dhe natyrore.
Stafi ynë është i sigurt në mënyrat e veta të punës,të cilat e japin shpërblimin  e tyre në mënyrë të padiskutueshme.

 


Karakteristikat e programit tonë :

- Mjedisi ka në qendër fëmijën .Kjo do të thotë që ky mjedis e inkurajon të nxënit nëpërmjet eksplorimit dhe zbulimit.

- Mundësi për pervoja të niveleve të ndryshme.

- Zgjedhje dhe vendime për t’u ushtruar brenda kufijve të materialeve të siguruara dhe të drejtuara gjerësisht nga mësuesi(pra, u lihet liri fëmijëve)

- Të nxënit këtu është shpesh më shumë se një përgjigje e drejtë, jo diskutime me përgjigje të paracaktuara.

- Cdo ditë do të ketë tregime, biseda krijuese, poezi me qëllim që të zhvillojnë fantazine dhe te perdorin bukur gjuhen amtare.

- Veprimtari  të planifikuara ditore ,që zhvillojnë njëherazi si zhvillimin motor të përgjithshëm, ashtu edhe atë të vecantë.

- Zhvillimi i kuptimeve matematikore nëpërmjet përdorimit të manipulativëve të njohur si: rërë ,ujë ,njësi blloqesh, etj, pra materiale konkrete, jo me abstraksione.

- Eksperimente te thjeshta dhe konkluzione.

- Eksperimentimi, kënaqësia dhe njohja e formave të ndryshme të muzikës do të inkurajohen cdo ditë .

- Shumë forma të paraqitjes së artit do t’i inkurajojmë nëpërmjet përdorimit të një varieteti të gjerë të medias të integruar me kurrikulën e ditës.

- Veprimtari të planifikuara për të zhvilluar një vetimazh pozitiv 

 


Për këtë:

- Do të synohet të edukojmë të punuarit në grup, të respektimit dhe dashurisë për shokët

- Do të synohet të zbulojmë talentet dhe pëlqimet e tyre.

- Do të synohet të edukojmë dashurinë për familjen dhe shokët

- Do të synohet të edukohen me mbajtjen pastër të mjedisit.

- Do të synohet të edukohen me një higjienë  dhe ushqim të shëndetshëm

- Do të synohet të dinë të duan dhe të mos diskriminojnë të tjerët

- Nëpërmjet formave të larmishme didaktike, mësimore, argëtuese , do të synojmë të rrisim vetëvlerësimin dhe besimin tek vetja e tek të tjerët.

 Të gjitha këto do ta bëjnë fëmijën që ta përjetojë kopshtin si një aventurë të gëzueshme në udhën drejt të nxënit per jeten, ne te gjitha aspektet e saj.

 

Na  Kontakto
    • Ku jemi

      Kodra e Diellit
      (Përballë hyrjes së Rezidencës)
      Tiranë, SHQIPERI

      E hënë – E premte:
      7:30 – 18:00 
      E shtunë:
      7:30 – 18:00 
      E shtunë – E diel: 
      Paketë fundjave

       

    • Kontakte

      +35 (068) 8030825
      +35 (042) 440038
      This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.