Unë që po të shkruaj, jam BimBamBum! Unë e di që ti s’më njeh, se unë tani kam ardhur tek Kodra e Diellit! Dielli, të cilin e kam shumë shok, m’u lut të ndërtoj një shtëpizë të ngrohtë, për fëmijët më të bukur të botës. Dielli më premtoi mua, se do të ma ndricojë shtëpizën plot me rreze drite e ngrohtësie ,që të mos më afrohet asnjë mikrob dhe asnjë virus që sëmur vogëlushët… Pra, shtëpiza ime quhet, Kopshti BimBamBum ( bukur, apo jo? Sikur i biem tamburit, bimbambuuum ….!) Dielli më tha, se ty të pëlqejnë aventurat, lojërat, mësimet, këngët , ëmbëlsirat dhe byrekët më të shijshëm në botë! Por ne kemi edhe gjëra të tjera të bukura, që i pëlqejnë sidomos prindërit e tu. Sepse ata e dinë mirë së cfarë duan për ty...

- Të premtoj se nuk do të të zërë kurrë kolla, sepse mjedisi do të jetë ekologjik ( babi e mami e kuptojnë këtë fjalë, por edhe ti do ta mësosh këtu me ne). Mos harro se Dielli , miku im dhe i yti, ma ka premtuar këtë...

- Këtu, ti do të vraposh e do të luash sa të duash, do të tundesh në lisharëse dhe do të kënaqesh me lule shumëngjyrëshe, se kopshti ka një oborr shumë të madh dhe me Diell.

-Në shtëpizën tonë do të shijosh ushqime të shëndetshme, sepse një teta shumë e ëmbël, gatuan gjërat më të mrekullueshme në botë për fëmijët. Do të jenë ushqime bio, sepse të thashë, se Dielli do të kujdeset posacërisht për ne...( ke dëgjuar për ushqimet bio? Me siguri babi e mami e përmendin cdo ditë) Teta Kuzhinere do të të mësojë edhe ty të bësh edhe ti, torta, byrekë, jo patatina se ato të shëndoshin...

- Unë e di që ti ke qejf të takosh Cufon dhe Bubin kacurrel, Pepa Pig, Barba Papa dhe shumë personazhe të tjerë. Ne do të t’i sjellim të gjithë...t’i njohësh dhe të luash me ta...

- Këtu, ti do të luash me shumë shokë që janë po kaq të bukur sa ti. Lodrat kanë ardhur nga Italia...eja, vrapo, do të të pëlqejnë shumë, po të presim...!

- Vogëlush i bukur, këtu, për ty në cdo moment, do të kujdesen disa teta edukatore që janë të ëmbla, të mencura dhe shumë të bukura, si mami yt. Do të të mësojnë të këndosh, të kërcesh, të notosh dhe do të të përgatisin për në shkollë që të bëhesh i zoti...! Vogëlush, eja! Ne të presim! Këtu është edhe Dielli, miku im dhe i yti. Cdo mëngjes ai do të t’i lajë syckat e bukur me dritë dhe me shëndet.

Të kam thënë sa mik e kam....! Do ta bësh edhe ti mik... Dielli i do shumë vogëlushët! Vrapo! Ne të presim...!

Të kam xhan! 

Na  Kontakto
    • Ku jemi

      Kodra e Diellit
      (Përballë hyrjes së Rezidencës)
      Tiranë, SHQIPERI

      E hënë – E premte:
      7:30 – 18:00 
      E shtunë:
      7:30 – 18:00 
      E shtunë – E diel: 
      Paketë fundjave

       

    • Kontakte

      +35 (068) 8030825
      +35 (042) 440038
      This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.